Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba Çobaj pranon: Disa njerëz nuk më duan se flas aty ku nuk duhet, nuk kam takt dhe kjo ka ndikuar në karrierën time

Alba Çobaj pranon: Disa njerëz nuk më duan se flas aty ku nuk duhet, nuk kam takt dhe kjo ka ndikuar në karrierën time
April 14
18:18 2019

Alba Çobaj njihet si një personazh i drejtpërdrejtë dhe kjo gjv është vënë re që nga pjesëmarrja e saj në Big Brother e më vonë në projektet e saj në media.

Shpesh ajo ka patur konflikte apo pakënaqësi me kolegë apo persona me të cilët ka punuar duke krijuar kështu në një farë mënyre antipati me disa individë të caktuar.

Këtë të shtunv ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”. Dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur se përse kanë lindur këto mëri me kolegët apo ish-kolegë.

“Përse nuk të kanë dashur disa njerëz. Pse nuk të duan disa njerëz në veçanti?”,- e pyetën moderatoret.

“Nuk e di, nuk dua të them atë fjalinë klishe ”sepse jam e sinqertë” sepse nuk është vetëm kjo. Unë madje përkundrazi kam mungesë takti. E them atë që dua vend e pa vend, dhe aty kuduhet edhe aty ku s’duhet. E kam kuptuar besoj ndoshta dhe nga kjo krijoj konflikte sepse nuk kam njëlloj diplomacie. Tashmë e kam evituar disi. Më ka prishur punë në karrierë. Sigurisht që tashmë mundohem të jem një njeri i mirë se ç’kam qenë më parë.”,- është shprehur Alba duke shtuar se tashmë ka ndryshuar dhe mundohet dita-ditës që këtë gjë ta ndryshojë tek vetja. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje