Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël?

Aktorja e njohur shqiptare në pritje të ëmbël?
August 20
10:52 2019

 

Esmeralda Metkaj, ose siç të gjithë e njohim Cubi, është një prej aktoreve tashmë “veterane” të spektaklit të humorit “Duplex”, që prej vitesh mbajti dhe emrin “Apartamenti 2xl”. Përveç këtij programi, ajo gjithashtu ka qenë e angazhuar dhe në teatër e në film, ku meqë ra fjala ka realzuar mjaft mirë dhe role dramatike, pavarësisht se ne nuk jemi mësuar ta shohim kështu.

Prej 1 viti, Cubi së bashku me aktorët e tjerë të “Duplex” janë në “Tv Klan”, ku mesa duket dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë. Këtë arrijmë ta kuptojmë nga postimi i fundit në Instagram i saj, një video nga studiot e këtij televizioni, me anë të së cilës ajo premton “shuuumë” surpriza për sezonin e ri.

Me shuuumë gjëra të reja këtë sezon. Një prej tyre unë me fustan të gjërë dhe të gjatë”- shkruan Cubi bashkangjitur me videon dhe, sic ndodh në këto raste kemi disa pyetje. E para është, a do të jetë Cubi vetëm pjesë e Duplex-it apo ka ruajtur vërtetë gjëra të reja për sezonin e ri, si për shembull angazhimi në një emision tjetër? Pyetja e dytë dhe më e rëndësishme që bëjmë, nisur nga “shuuumë” gjerat e reja, emoji-t e përdorura në psotim apo dhe fakti që gjatë sezonin do të shfaqet me fustan të gjërë e të gjatë: A është Cubi në pritje të ëmbël? Po ta shihni me kujdes video-n, do të kuptoni diçka më shumë.

Puna ime hetimore përfundon këtu.

Ndërkohë, derisa të kemi një prenoncim nga vetë aktorja i urojmë suksese në çdo projekt të ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje