Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Will Smith i futet politikës

Aktori Will Smith i futet politikës
June 13
18:45 2016

Sipas asaj që raporton RadarOnline.com, aktori Will Smith është aq i fiksuar për të ndryshuar rrjedhën e karrierës së tij, sa për këtë është i gatshëm të “çrrënjosë” edhe familjen e tij për të provuar mundësitë e reja.

 “Nëse njerëzit vazhdojnë të thonë të njëjtat çmenduri, atëherë do të më detyrojnë t’i futem politikës”, – është shprehur 47-vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Pra, duhet të bëhem president. Për çfarë mund të kandidoj tjetër?” –shtoi ai.

Duket se këtë herë Smith e ka marrë seriozisht idenë, edhe pse Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e tij 44-vjeçare, nuk e ka marrë mirë lajmin, gjë që mund të lëkundë sadopak marrëdhënien e tyre të fortë, duke qenë se këtë hap ajo e ka cilësuar si zhgënjyes dhe egoist.

 “Will ka vënë mënjanë 100 milionë dollarë dhe aktualisht është në mbyllje të një strategjie e cila do ta shohë të largohet nga Hollivudi për të zënë një karrige në senat apo në shtëpinë e përfaqësuesve”, – ka thënë një burim anonim për RadarOnline.com.