Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktori jep detaje: Gjithçka duhet të dini për “Falco”, filmin e Bes Kallakut

Aktori jep detaje: Gjithçka duhet të dini për “Falco”, filmin e Bes Kallakut
June 22
12:44 2019

Pak ditë më parë, Bes Kallaku bëri me dije lajmin se po punon për një projekt të ri kinematografik .

Aktori zbuloi se filmi do të titullohet “Falco” dhe se prej dy vitesh po punon për ta sjellë në kinematë shqiptare. Ky projekt mban plotësisht emrin e Bes Kallakut kjo pasi filmi do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’ logon e të cilës ai e ka treguar në rrjete sociale.

Së fundmi, i ftuar në “Mirage”, Besi zbuloi më shumë rreth këtij projekti që premton shumë. Ai rrëfeu se filmi është i zhanrit komedi dhe çdo gjë, duke nisur nga personazhi kryesor, skenari e deri te regjisori, mbajnë  100% emrin e tij.

“Do jetë një histori aktuale për sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë, por i premtoj publikut që do jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”, -është shprehur Besi.

“Kam marrë përsipër skenarin. Personazhi kryesor është ai i Skifterit , hajduti i famshëm. Mezi pres të nisim xhirimet. Filmnit besoj do shfaqet vitin e jashtëm.”,-përfundoi ai./Blitz.al/

Share