Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktori i Portokalli-së rrëfen tentativat për vetëvrasje: Kisha probleme mendore, prisja veten me brisqe

December 08
22:46 2019

 

 

Aleks Seitaj ka qenë i ftuar në “ThumbON” këtë të diel ku në bisedë me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka rrëfyer një periudhë të vështirë të jetës së tij, adoleshencën në të cilën ai ka kaluar edhe depresion.

Aktori i njohur rrëfeu se ka tentuar vetvrasjen, ka lënduar veten fizikisht dhe ishte shumë e vështirë p-ër të të dilte nga ajo gjendje.

“Periudhë e vështirë në jetën time, depresioni. Ishte në kohën kur unë isha adoleshentë, në shkollë të mesme, kur shumë njerëz nuke dinë kush janë, çfarë do bëjnë me jetën e tyre. SHkollën e mesme e kam bërë në qytetin e Korçës. Ka qenë periudhë e vështirë, e komplikuar. Nuk isha rehat me shumicën. Kisha udhëtuar dhe kisha parë vërdallë. Doja të organizoja festën e Halloëeen-it dhe të gjithë ishin të tmerruar nga kjo gjë sepse nuk e kuptonin festën. Thoshin ç’janë këto tmerre. Kisha disa gjëra që i kisha përgatitur unë që u grisën. Llogjikisht kur je në një ambjent të tillë ti thua që ka diçka që s’shkon. Mendoja është faji im. Kam patur mendime vetvrasjeje pafund. Kam arritur deri në atë pikë sa kam lënduar fizikisht veten, me brisqe, gjilëpëra. Familjarët e mi dinin vetëm fraksione të vogla. Sepse unë isha i zhytur sa nuk hapesha dot me askënd, as e perceptja fare të flisja me familjen që gjithçka të bëhej mirë. Kur je në atë dhomë të errët nuk emendons e çdo hap drejt shpëtimit është i gabuar. Tentativat për t;u vetvrarë nuk ishin për të tërhequr vëmendje. Këto veprime janë akte të dëshpëruara që njeriu do ta nxjerrë dufin tek vetja. Në momentin që flasim për problemet mendore, çregullimet mendore janë të padukshme. Në momentin që unë në mendjen time shihja gjërat shëroheshin shenjat, mendoja se kështu do ndoshte edhe me dhimbjen psikike, do shërohej. Nuk kërkova ndihmë sepse e dija që në pikën që isha skush s’do më ndihmonte. ”
“Si shpëtova? Për mua ka qenë moment interesant, zbulova aktrimin. Rash në  dashuri me aktrimin, një dashuri ekstrem. Në atë moment thashë unë e dua këtë gjë. Mund të dal të përformojë, të gjithë të qeshin me mua dhe kjo gjë nuk do më ndjejë fare. Gjeta një arsye për të vazhduar që vërtetë e doja. Kështu që edhe këshilla ime është të gjendet diçka, një perosn pas të cilit të kapeni. Dashuria është motivim shumë i mirë për të vazhduar përpara.
Nuk ka patur moment të dytë. Unë vazhdoj të punoj me veten, është punë e vazhdueshme krijimi i balancimit. “/Blitz.al/

Share