Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktori “i keq” në çdo film, një hero në jetën reale! I shpëton jetën një fëmije

Aktori “i keq” në çdo film, një hero në jetën reale! I shpëton jetën një fëmije
August 09
16:47 2019

Ylli i kinemasë dhe personazhi i keq në çdo film të mundshëm të fëmijërsië time, Danny Trejo, është një hero në jetën reale, pasi arriti të shpëtojë jetën e një fëmije.

Aktori i “Machete” është cilësuar si një hero kudo në rrjtetet sociale, pasi së bashku me një vajzë arritën të nxirrnin nga një makinë që sapo ishte përfshirë në një aksindet të rëndë, një fëmijë të vogël.

75-vjeçari u ndodh rastësisth në lagjen Sylmar të Los Angelesit, kur një person nën drejtimin e një makine kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me një automjet tjetër. Sapo pa të gjithë aksidentin dhe që një e moshuar dhe një fëmijë kishin ngecur brenda njërës prej makinave, vrapoi menjëherë drejt tyre.

Ajo që pashë ishte një shofere që kaloi kur semafroi ishtei kuq dhe u përplas me një mjet tip “Explorer”, u përmbys dhe brenda saj ishte nëj gjyshe dhe një fëmijë i vogël”- rrëfeu Trejo-“Shoferja që shkaktoi aksidentin doli nga dritarja e makinës së saj, ndërkohë që unë u futa tek makina tjetër por nuk munda ta nxjerr jashtë fëmijën. Kështu që vajza arriti të heqë rripin e sigurimit me të cilin ai ishte lidhur dhe aritëm ta nxirrnim fëmijën shëndoshë e mirë.

 

View this post on Instagram

 

I helped rescue a baby after driver ran red light, causing 2-car crash in Sylmar . . . #dannytrejo #sylmar #ktla #abc7

A post shared by Danny Trejo (@officialdannytrejo) on

Fatmirësisht, askush nuk mori lëndime të rënda dhe të tre personat që u përfshinë në aksident ndodhen në spital, jashtë rrezikur për jetën. Në një intervistë aktori i famshëm tha se e vetmja gjë që e shpëtoi fëmijën ishte sedilja e makinës. Megjithatë ndjekësit e tij dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, nuk kanë nguruar ta quajnë Danny-n një hero, legjendë dhe mbi të gjitha një njeri shumë të mirë, që nuk nguroi për ansjë moment të ndihmonte dikë në vështirësi.

Kujt ja merrte mendja që do ishe një hero i vërtetë Danny!

/Blitz.al/

Share