Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i famshëm turk vjen në Kosovë, i ftuar special në emisionin e njohur!

Aktori i famshëm turk vjen në Kosovë, i ftuar special në emisionin e njohur!
July 10
18:55 2019

Që shqiptarët janë të apasionuar pas serialeve turke, kjo nuk është diçka e re. Që janë akoma edhe më të apasionuar pas aktorëve pjesmarrës, edhe kjo dihet.

Kështu, për të gjithë fanatikët, një lajm i mirë në horizont:

Aktori shumë famshëm dhe shumë i pëlqyer, Erkan Pettekay do të jetë së shpejti në Kosovë.

Lajmin e ardhjes së aktorit e ka bërë të ditur “Prive”, ku ka zbuluar gjithashtu se Erkan do të jetë i ftuar special në emisionin e njohur “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Emisioni do të nisë transmetimin e tij këtë të premte dhe mësohet se Erkan do të qëndrojë tek një nga hotelet e kryeqytetit.

Aktori është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet shumë rolevë të suksesshëm,  por roli i ‘Xhihanit’ në serialin “Fate të kryqëzuara” ishte ai që i dha famën më të madhe.

Kështu, për të gjithë fansat e aktorit, lutjet tuaja u dëgjuan dhe tani do keni mundësinë e artë ta takoni “live”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje