Aksidentohet presidenti i klubit të njohur shqiptar, përplasen 4 automjete

November 16
10:32
2019
Presidenti i klubit të futbollit Skënderbeu, Ardjan Takaj dhe bashkëshortja e tij janë përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm gjatë kohës që po udhëtonin nga Tirana drejt Durrësit.
Makina e tyre është përplasur me 3 automjete të tjera.
Për fat të mirë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar.
Ndërkohë, policia ka pastruar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Newsbomb