Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa 29-vjeçari mësohet se ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Lezhës.

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb