Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ajo që keni pritur gjithnjë të dëgjoni më në fund u provua: Birra, vera dhe çokollata ju zgjasin jetën

Ajo që keni pritur gjithnjë të dëgjoni më në fund u provua: Birra, vera dhe çokollata ju zgjasin jetën
September 16
12:45 2018

Sipas një studimi të fundit, një dietë e thjeshtë ushqimesh e pijesh lufton inflamacionet dhe ul dukshëm rreziqet për probleme të parakoheshme me shëndetin me gati 20%.

Këto ushqime sigurisht duhet të jenë të tipit si: fruta, perime, bukë pa maja, cereale që konsumohen në mëngjes, bulmet pa yndyrë, ullinj apo arra. Por nuk ka nevojë që të jeni të shëndetshëm e striktë gjatë gjithë kohës sepse të gjitha ushqimet e lartëpërmendura mund ti kombinoni me cokollatë, caj, kafe, ose ndonjë gotë birre apo verë.  Kjo shpjegohet nga fakti që njejtë si frutat apo perimet edhe këto pije alkoolike, madje dhe cokollata e cila është cilësuar gjithnjë si e dëmshme, janë të pasura me anti oksidantë.

Këtë fakt e konfirmon dhe profesoresha e Universiteti të Shkencave Jetësore(WULS) Joanna Kaluza e cila gjithashtu thotë se “buka me grurë, cerealet, perimet, ulliri apo frutat e thata janë plot me fibra të shëndetshme dhe acide të ngopura të cilat janë lufuteset kryesore të sëmundjeve inflamatore”. E konsumimi i verërave apo birrës të cilat si përbërëse kryesore të prodhimit të tyre kanë elbin, ullirin apo fruta të ndryshme në varësi të llojit, nuk bën gjë tjetër vecse ndihmon në kauzën e shëndetit të mirë.  Në studim morën pjesë rreth 68,000 njerëz të moshës nga 45 deri në 83 vjec të cilët shijonin cdo ditë dieta të mbushura me ushqimet anti inflamatore të shënuara më sipër. Rezultati nga analizat që ju bënë ishte se ata kanë 20% më pak shance të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 13% shance më pak të preken nga kanceri se sa njerëzit që nuk hanin asnjë nga këto ushqime.

Patjetër që abuzimi me verën, birrën apo cokollatën nuk është I këshillueshëm, por shoqërimi I ushqimeve të shëndetshme me to, në një masë të lejueshme cdo ditë, do ju ndihmojë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje