Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agon Amiga i bën “diss” Ledri Vulës? Ja çfarë thotë ai në këngën e re…

Agon Amiga i bën “diss” Ledri Vulës? Ja çfarë thotë ai në këngën e re…
October 31
15:04 2018

Reperi i labelit “Babastars”, Agon Amiga ka publikuar dje këngën e tij të re me titull ‘’Qy Qysh’’. Këtë herë ai ka ardhur me një projekt solo dhe si rrallëherë pa një videoklip të mirëfilltë.

Kjo ndoshta për arsye se kënga vjen në formën e një diss-i. Fillimisht kur e dëgjon mendon se është një projekt që flet për vet Agon Amigën dhe aftësitë e tij në hip-hop apo për atë që përfaqëson në estradën shqiptare. Më pas shëndrrohet në një diss, për të gjithë reperat në përgjithësi por dhe për një prej tyre në veçanti, të paktën kështu të lënë të kuposh fjalët e tij.

“Unë s’po shoh vulë, unë po shoh k*rvë, unë po shoh gay!” – thotë Amiga diku nga mesi i këngës.

Dihet që Ledri ka qenë pjesë e “Babastars” dikur, por marrëdhëniet e tij me labelin u prishën për shkak të një konflikti. Pas një pauze Ledri u kthye dhe prej pak vitesh vazhdon karrierën si një nga reperat më të sukseshëm në vend. Pavarsësisht kësaj, nuk dihen si kanë qenë marrëdhëniet midis autorit të hitit “Princess Diana’’ dhe Agonit tërë këto kohë, por e sigurt është se nëse ky është vërtetë një diss për Ledrin, tani nuk do jenë dhe aq të mira.

Kujtojmë që para pak ditësh, Agon Amiga bëri dhe një reagim që ngjanin si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të reperit Lumi B, i cili tha që në “Babastars” kanë mbetur vetëm dy artistë, Getoari dhe Majk. Ai, ndër të tjera postoi në story-t e Instagramit fjalët:

“Ke mendu që je dalë i mirë more ti. Una ta mjeli bushtrën…”

Lumi nuk reagoi për këto deklarata, tani të presim Ledrin çfarë do ketë për të thënë, sepse të themi të vërtetën, diss-i është i rëndë. Ndërkohë këngën e Amigës mund ta dëgjoni më poshtë dhe të bëni interpretimet tuaja.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje