Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agjenti i ri 007? Jo vetëm i aftë, por edhe seksi!

Agjenti i ri 007? Jo vetëm i aftë, por edhe seksi!
March 24
19:54 2016

Menjëherë pasi aktori Daniel Craig deklaroi se do të hiqte dorë nga roli i tij i agjentit 007, lista e kandidatëve për të marrë rolin ka ndryshuar dita-ditës. Emri më i mundshëm që po qarkullon ditët e fundit është ai i Tom Hiddleston, i cili mund të shndërrohet në spiunin më seksi të globit.

“Jam rritur duke parë filmat e Sean Conner-it dhe Roger Moore, kështu që ideja se mund të bëhem edhe unë pjesë e këtij grupi më bën të mendoj: Çfarë?! Shaka është kjo?” – ka rëfyer aktori duke qeshur në një intervistë të dhënë për Jimmy Kimmel. “Mendoj se tema se cili do të jetë Bond i ri është pak a shumë si “cili do të fitojë konkursin X Factor”, apo “a do të dalë Britania e Madhe nga Bashkimi Europian?” – vazhdon më tej ai.

Por, pavarësisht idesë tepër tëheqëse për të qenë James Bond-i i ri, Hiddleston është totalisht i përqendruar te filmi biografik “I saw the light”, kushtuar jetës së muzikantit legjendar kauntri, Hank Williams, që pritet të dalë këtë javë.

Me sa duket, periudha tepër impenjative e aktorit mund të zbukurohet nga një lajm i madh rreth agjentit të ri 007, gjë që do t’i jepte një shtysë të fortë karrierës së tij e do ta fuste në të njëjtën listë me aktorë legjendarë.

Komento
Shperndaje