Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë, babai del i qetë në gjyq

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë, babai del i qetë në gjyq
July 12
19:28 2019

Në mbrëmjen e 9 korrikut një histori tronditëse u transmetua në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Një baba ka abuzuar seksualisht për 3 vite me radhë me vajzën e tij që kur ajo ishte 15 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin dha sot masën “Arrest me burg” për Sh. Isufin, i akuzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Po ashtu, 48 vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, dy akuza këto, ndër më të rëndat të kodit penal.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të delikatesës por edhe për faktin se çështja është nën hetim.

Në videon e publikuar nga Faxweb, Isufi shfaqet i qetë në pritje të vendimit të dhënë ndaj tij. Në seancë nuk është parë asnjë familjar i pranishëm, ndërsa ngjarja duket se ka tronditur dhe të afërmit e tij.

Burimi: Faxweb

Komento
Shperndaje