Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“A ka një “Romeo” në jetën e Jonida Maliqit?” Këngëtarja përgjigjet kështu

“A ka një “Romeo” në jetën e Jonida Maliqit?” Këngëtarja përgjigjet kështu
June 27
15:51 2019

Pak kohë më parë, qarkulloi lajmi se mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj kishte lindur një romancë e re.

Ndjekësit dyshuan fillimisht nga Instagram-i por pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku ata të dy shfaqeshin të përqafuar në pishinë, le të themi se  lidhja e tyre nuk ishte më dyshim.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë prej ditësh dy protagonistët nuk reaguan, e lanë situatën të rridhte vetë edhe pse disa prisnin që ta pranonin e të tjerë që ta mohonin.

Së fundmi Jonida ka dhënë një intervistë për revistën “Class” mbi eksperiencën e saj në Eurovizion. Një nga pyetjet drejtuar këngëtares ka qenë kjo:

Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?

Jonida as nuk ka pohuar por as nuk ka mohuar asgjë. Përgjigja e saj ka qenë e qartë; nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.”,- është përgjigjur ajo./Blitz.al/

Komento
Shperndaje