Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ka Arta material për të shantazhuar Taynën?- “Ende një as nën mëngë!”

A ka Arta material për të shantazhuar Taynën?- “Ende një as nën mëngë!”
December 16
18:40 2018

E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” ka qenë këngëtarja e njohur Arta Memedi e cila ka folur publikisht për herë të parë për sherrin e bujshëm që ndodhi mes saj dhe Taynas. Arta madje është shprehur se situata degjeneroi aq shumë saqë kishte ndërmend të shkonte në polici pasi Tayna dhe menaxheri i saj kishin tentuar t’i anullonin koncertet dhe të ndikonin negativisht  kundër saj. Këtë të shtunë Arta ka qenë e ftuar në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ku përvecse ka folur mbi sherrin që ka javë që e ka vënë në qendër të vëmendjes mediatike, edhe ka pranuar se ndaj Taynas ajo e ka gjithnjë një as nën mëngë.

E pyetur nga Fatma nëse ajo ka material për ta shantazhuar Taynan, Arta është përgjigjur:

“Unë nuk dua të bëj shantazhe por nëse më prek sërish nuk e toleroj. Unë një as nën mëngë e kam.”/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje