Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A janë sot mikesha Kejsi dhe Olta? Kjo e fundit sqaron: E kuptova që donte të dilte nga situata me deklaratën por…

A janë sot mikesha Kejsi dhe Olta? Kjo e fundit sqaron: E kuptova që donte të dilte nga situata me deklaratën por…
March 16
17:58 2019

Kejsi Tola dhe Olta Boka përveç se dy kolege në muzikë, janë (ose ishin) dhe dy shoqe të ngushta prej vitesh.

Por një deklaratë e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” vuri në pikëpyetje miqësinë e tyre. (lexo ketu)

Në fakt Olta ka folur për këtë deklaratë të Kejsit dhe raportin aktual mes tyre. E ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe fatma Haxhialiut,  Olta ka treguar se në fakt ato vazhdojnë të jenë mikesha edhe pse nuk takohen m ë aq shpesh sa më parë.

“Jo jo fare. Nuk është e vërtetë (që jemi zënë). Ne në fakt për arsye të tjera nuk jemi më bashkë tek resorti që këndonim. Me impenjimin e përditshëm normalisht bëhet e vështirë. Vjen një moment që të duhet të bësh disa compromise për gjërat që ti do t ëarrish pavarësisht se unë vazhdoj të këndoj.

Për marrëdhënietme Kejsin dhe Julianën absolutisht janë shumë të mira pavarësisht asaj deklaratës së Kejsit. Më të shqetësuar kanë qenë njerëit që pyesnin. Unë e mirëkuptova përsa i përket situatës, fakti që e pa si alternativën më të mirë për të shpëtuar.

I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën për njerëzit jo për mua, duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje!”,- është shprehur Olta duke treguar se pavarësisht gjithçkaje ato janë mikesha të mira./Blitz.al/

Komento
Shperndaje