Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A janë më shokë këta të dy? Aurela Hoxha feston ditëlindjen, Endrit Mërtiri “thyen” heshtjen!

A janë më shokë këta të dy? Aurela Hoxha feston ditëlindjen, Endrit Mërtiri “thyen” heshtjen!
February 27
10:34 2018

U fol e u përfol gjatë nëse Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri që dikur kanë qenë miq shumë të mirë, patën një shkëputje nga njëri tjetri. Në fakt askush prej tyre nuk preferoi të fliste deri kur Aurela zgjodhi ekranin e “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës për të treguar se asgjë s’ka ndodhur mes tyre thjesht ata nuk janë duke publikuar foto bashkë në rrjete sociale duke i mbajtur private çastet që ndajnë.

Shumë prej ndjekësve ky shpjegim i Aurelës i ngjau si një justifikim për të mos rrëfyer të vërtetën e prishjes së miqësisë, megjithatë, sot në ditëlindjen e saj Endrit Mërtiri ka thyer heshtjen e gjatë në rrjete sociale. Në story të ndryshme në Instagram ai ka postuar foto të tijat dhe Aurelës ndër vite ndërkohë që në një video ku ai shfaqet duke kërcyer me Aurelën ne “Dancing with the stars” kur kjo e fundit ishte konkurrente, fotografi ka shkruar: “Vajza e ditëlindjes” duke e bërë tag Aurelën të cilës i ka vendosur dhe një zemër përbri.

Ta marrim si pajtim apo si shenjë se mes tyre nuk ndodhi kurrë diçka por thjesht u spekulua në media? Epo ç’rëndësi ka fundja nëse ata vazhdojnë të jenë miq të mirë. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje