Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

A i duhet Eurovisionit një këngë nga Roberti dedikuar Norës?

A i duhet Eurovisionit një këngë nga Roberti dedikuar Norës?
November 12
18:12 2019

Fillimisht le të kënaqim pak syrin me një prej baballarëve më sexy në show biz, Robert Berisha!

Pra, ka një trup super, buzët, shikimin, krahët, shpatullat, çdo pjesë e trupit të tij është perfekte dhe shumë sexy! Për këtë jemi dakort të gjithë dhe nuk duam kundërshtime por tani le të kalojmë tek një tjetër temë. Në listën zyrtare publikuar nga RTSH, Robert Berisha do të jetë një prej konkurentëve të këtij edicioni në festival e fituesi që shpallet, siç edhe e dini shkon dhe përfaqëson një Shqipëri të tërë në Eurovision.

Sot në media po qarkullojnë lajme se Roberti, babai më sexy në show biz do të konkurojë me një baladë dedikuar ish-bashkëshortes, Nora Istrefi. Tani, se sa talent ka Roberti në të kënduar këtë nuk e dimë por nuk i kemi parë arritje në muzikë, kjo është pak por e sigurt, së dyti meqë Roberti është konkurent, edhe ai si të gjithë e ka një fije dëshire për të përfaqësuar vendin në Eurovision 2020. A ka nevojë Shqipëria për përfaqësim nga Roberti me një këngë dedikuar Norës? Kjo mbetet të shihet!

Nëse deri më sot nuk ia kemi dalë me këngë patriotike, ndoshta mund të jetë Roberti dhe Nora shpëtimi, edhe pse të divorcuar. Blitz.al/ Ronaldo Sharka

 

 

Share