Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është stilisti francez i dashuri i ri i Kourtney Kardashian?

A është stilisti francez i dashuri i ri i Kourtney Kardashian?
August 24
11:24 2019

Kourtney Kardashian definitivisht po e jeton jetën siç do! Ndërkohë tabloidët e huaj po aludojnë për një marrëdhënie të re romantike në jetën e saj. Dy ditë më parë, ajo u pa nën shoqërinë e stilistit francez Jacquemus, teksa drekuan dhe bën shopping bashkë.

Ishte “Daily Mail” që në fillim hodhi aludimin se ata mund të jenë bashkë, pasi as nuk e identifikoi stilistin por e quajti “dikush që i ngjan Scott Disick”.

Por si qëndron e vërteta? Epo Jacquemus e ka shprehur haptazi që është homoseksual dhe nuk tërhiqet nga vajzat. Prandaj marrëdhënia e tij me Kourtney është shoqërore, si dhe profesionale.

Ditën e djeshme, Kourtney na vërtetoi që është një fanse e punës së tij pasi postoi një foto në Instagram e veshur nga koka te këmbët me krijimet e tij, drejt e nga pasarela e “Pranverë 2020″.


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje