Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është Rita një “Beki me flokë të mirë” e Jay Z?

April 26
14:06 2016

beyonce në klip

beyonce në klip
Picture 1 of 5

Veshje të njëjta në të famshëm të ndryshëm nuk janë më habi për ne. Ka ndodhur sa e sa herë që të shohim të njëjtin model, të njëjtën markë e ngjyrë në evente apo klipe të yjeve shqiptarë e botërorë. Këtë herë nuk ka qenë ndonjë fustan mijëra dollarësh apo ndonjë veshje luksoze ajo që ka bërë dy emra bashkë, por një kombinim i thjeshtë, një fund dhe bluzë, që bashkon dy këngëtaret me famë botërore, Beyonce dhe Rita Ora.

Rita është shfaqur të hënën në Hollivudin Perëndimor me një veshje të markës “Gucci”, e njëjta me atë të Beyonce-s, në videon e saj të fundit, “Formation”. Mesa duket, Rita e ka kopjuar Beyonce-n, duke shtuar faktin që nuk ka kaluar shumë kohë nga akuzat që i janë bërë rreth një lidhjeje të mundshme me producentin Jay Z.

Ka qenë pikërisht kjo veshje që duket se ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale. Beyonce në albumin e saj të fundit, që është parë si histori që rrëfen tradhtitë e bashkëshortit të saj, përmend një personazh me emrin “Beki”.

Vargu “He better call Becky with the good hair”, thashethemet e mëparshme dhe veshja e njëjta me të  këngëtares duket se kanë “zbuluar” pikërisht personazhin misterioz që ka inatosur shumë fansa të çiftit. Shumë gjëra janë bërë bashkë për të arritur këtë përfundim, pasi një foto në Snapchat-in e këngëtares kosovare pak ditë para promovimit të albumit “Lemonade” të Beyonce-s, me një varëse me germën “J” dhe dy limona në bikinin e saj është  një tjetër “rastësi” që nuk mund të mbetej pa komentuar. Të jetë e vërtetë vallë?  A është Rita misteriozja Beki?

 

Komento
Shperndaje