Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është Kylie Jenner sërish shtatzënë? Zbulohet e vërteta

A është Kylie Jenner sërish shtatzënë? Zbulohet e vërteta
June 29
11:48 2019

Dita e djeshme mbushi tabloidët e huaj me lajmin se Kylie Jenner mund të ketë zbuluar se është sërish shtatzënë. Në një video gjatë ditëlindjes së Khloe Kardashian, në sfond dëgjohet Kylie teksa zbulon lajmin e bukur.

Por si qëndron e vërteta? E! News konfirmon që ishte një keqkuptim dhe Kylie NUK është shtatzënë. Por kjo nuk e hedh poshtë faktin që do ketë një fëmijë në të ardhmen. Jenner dhe partneri i saj, Travis Scott kanë menduar që shumë shpejt Stormi të bëhet me vëlla/motër.

“Kylie flet shpesh për mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër. Ajo do e adhuronte të kishte një fëmijë tjetër me Travis dhe donte të ngelte shtatzënë brenda vitit tjetër. Ajo flet për këtë gjithë kohës dhe duket sikur ka qenë gjithnjë e thënë të jetë një mama.”- ka treguar më herët një burim për E! News.

21 vjeçarja është shprehur për “Interview Germany” që mëmësia ka pasur një ndikim shumë të madh në jetën e saj, sidomos kur bie fjala për të pasurit një shembull:

“Mendoj se jam ndjerë më shumë në presion të bëhem një shembull pasi u bëra me vajzë, sepse e di që ajo do bazohet tek unë dhe dua të jemi shembulli më i mirë i mundshëm.”

Pra nuk është shtatzënë, por mund të jetë shumë shpejt.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje