Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është Fifi më shumë se “e dashura e portaleve”? Kjo video e Florit ngre sërish dyshime!

A është Fifi më shumë se “e dashura e portaleve”? Kjo video e Florit ngre sërish dyshime!
January 09
20:06 2019

“Kënga Magjike” ishte rikthimi i Flori Mumajesit qoftë në sferën artistike, por edhe në atë të jetës personale.

Por le të ndalemi pak në një video që ka qarkulluar pak kohë më parë në rrjetet sociale, ku Flori dhe Fifi  dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse mund të ishte një interpretim artistik, ndjekësit aluduan menjëherë për një lidhje dashurie mes tyre. I ftuar në “Shiko kush luan”, Flori teksa takoi Fifin e quajti atë “të dashurën e portaleve”, madje ndau momente të këndshme me të.  Por nuk ka mbetur me kaq!

Duket se fansat e duan shumë marrëdhënien që ata kanë dhe kujdesen të bëjnë dhe krijime të tyre, një prej të cilëve e ka postuar pak minuta më parë dhe këngëtari në profilin e tij.

Në sfond dëgjohet “Plas” dhe janë ndërthuruar mjaft mirë momente nga videoja e shumëpërfolur dhe mbrëmja e “Shiko kush luan”, sa dhe Flori thjesht thotë: “e kanë qa”.

Menjëherë të gjithë kanë filluar me komentet përgëzuese se si janë një çift i përkryer. A është Fifi më shumë se “e dashura e portaleve”? A ishte ky ripostim i videos një “lajm” nga ana e tij për atë që po ndodh në jetën romantike? /Blitz.al/

View this post on Instagram

E KANE QA @fifi.official.fr

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Komento
Shperndaje