Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

A do të ribashkohet Khloe me Tristan? Ja si përgjigjet Kourtney Kardashian

A do të ribashkohet Khloe me Tristan? Ja si përgjigjet Kourtney Kardashian
April 29
15:52 2019

Kourtney Kardashian ishte e ftuara e Ellen DeGeneres dhe tregoi gjithçka për dramat në familjen e saj.

Pas tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloes, a ekziston mundësia që ata të ribashkohen për hir të fëmijës?

“Dua të them, nuk e di. E di që ajo është shumë e fortë. Ndihem sikur ajo është në një vend të mirë (shpirtërisht). E di si është të duash ta mbash familjen të bashkuar, sepse kam punuar fort për këtë për shumë vite. Thjesht kjo po ndodh tani. Mendoj se ajo është shumë e mirë në menaxhimin e emocioneve. Mendoj se momente si këto realisht e bëjnë familjen tonë më të afër dhe kupton sa e rëndësishme është familja. Mendoj se është mamaja më e mirë për vajzën e saj. E gjithë energjia e saj po fokusohet aty. “- është përgjigjur Kourtney.

Rikujtojmë se dhe Kourtney është ndarë nga babai i fëmijëve të saj, Scott Disick kohë më parë dhe tashmë kanë arritur një marrëdhënie të konsoliduar miqësie, për të cilën ajo u shpreh:

“Shkojmë shumë mirë. Udhëtojmë bashkë me fëmijët. Ai definitivisht e ka bërë të qartë që fëijët janë prioriteti i tij. Flasim çdo mëngjes, gjatë ditës, çdo natë, thjesht që të sigurohet që unë jam mirë dhe që fëmijët janë mirë. Është ndryshim shumë i këndshëm. Ndihem sikur më në fund ai po rritet.”

/Blitz.al/

 

 

 

Share