Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A beson te martesa? Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

A beson te martesa? Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper
July 11
22:41 2019

Irina Shayk është shfaqur në kopertinën e Harper’s Bazaar për intervistën e saj të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper. Supermodelja duket mjaft në formë, por insiston se nuk është perfekte:

“Kam ditë ku lëkura ime është keq dhe ku flokët e mi janë keq. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam thjesht një njeri human.”

Shayk ka folur edhe për vëmendjen publike për ndarjen e saj nga Bradley, duke e cilësuar si kuriozitet.

“Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj.”

Gjithashtu, Irina është mama e një vajze 2 vjeçare me të cilën ndan këtë filozofi prindërimi:

“Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.”

Dhe për Irinën duhet të qëndrosh vetvetja dhe kur je përballë njerëzve të industrisë së modës që shpesh të kërkojnë të bësh kompromise:

“Unë kam pasur menaxherë që më thonin “Oh, duhet të presësh flokët, të heqësh paruken”. Dhe përgjigja ime ishte “Kjo nuk do ndodhë.” Duhet të dish se çfarë do dhe t’i qëndrosh besnike vendimeve të tua. Njerëzit do të thonë “Je shumë e dobët, je shumë e shëndoshë.” Duhet të mësosh si ta duash veten dhe të jesh rehat nën lëkurën tënde.”
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje