Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

60-vjeçari “martohet” me 12-vjeçaren VS 50-vjeçarja “martohet” me 12-vjeçarin. Në këto dy “dasma” publike njerëzit nuk reaguan njësoj

60-vjeçari “martohet” me 12-vjeçaren VS 50-vjeçarja “martohet” me 12-vjeçarin. Në këto dy “dasma” publike njerëzit nuk reaguan njësoj
January 12
18:12 2019

Ylli i YouTube Coby Persin, 21 vjeç nga New Yorku në kanalin e tij ka publikuar dy video në të cilat tregon dy martesa të ndryshme jo dhe aq të zakonshme; atë mes një burri 65 vjeçar me një 12 –vjeçare dhe atë mes një gruaje 50-vjeçare me një djalë 12-vjeçar.

Të dyja “martesat” kanë zhvilluar setin fotofrafik në Times Square. Në fakt martesat nuk kanë qenë reale, e gjitha është bërë në sajë të një eksperimenti për të parë se si do të reagonin njerëzit kur të shihnin që martoheshin çifte me një diferencë të tillë moshore.

Ndonjëherë, për të kuptuar realitetin e një çështjeje të tmerrshme globale, njerëzit duhet të jenë në gjendje ta shohin atë të ndodhë përpara tyre. Pra, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen globale të martesave me mblesëri në një moshë shumë të vogël ai vuri përballë këto dy çifte, inskenoi ceremoni të tilla duke u shtirur vetë si një fotograf që po zhvillonte setin e tyre fotografik.

Videoja e parë e inskenuar: “çifti” : burri 60-vjeçar dhe vajza 12-vjeçare

Ndërkohë që protagonistët hiqeshin sikur kishin shkuar në Times Square për të bërë setin u përballën me njerëz të habitur dhe të zemëruar nga ajo që po shihnin .

Videoja e parë  fillon me Cobyn duke u shpjeguar shikuesve se si martesa e fëmijëve është  ligjore në 91 vende të botës.

Ndërsa i urdhëron çiftin e parë, burrin 60-vjeçar dhe vajzën 12-vjeçare  të ulen dhe të paraqiten në zonat e sheshit, kalimtarët shohin me mosbesim dhe habi të madhe çiftin e supozuar.

Kalimtarët filluan të pyesnin vajzën se ku ishte nëna e saj dhe nëse ajo që po bënin ishte e ligjshme. Ata u shokuan kur burri u tregoi se kishte marrë leje prej prindërve të saj për tu “martuar”.  Një grumbull i madh njerëzit u mblodh përreth dy protagonistëve duke protestuar se nuk do e lejonin diçka të tillë të ndodhte. Dikush e kapi vajzën prej krahu dhe i kërkoi asaj të fliste. Të tjerë ndërhynë për ta marrë vajzën dhe u shprehën se do të shkonin në polici.

Klipi përfundon me një statistikë tronditëse në lidhje me martesën e fëmijëve: 33,000 vajza janë martuar që fëmijë dhe janë zhveshur nga fëmijëria e tyre.

Të njëjtin ekperiment  Coby e ka përsëritur me një grua 50-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar.

Qëllimi i tij ishte të shihte nëse njerëzit do të ndërhynin kur të shihnin dhëndrin në mënyrë të dukshme në gjendje të keqe, në publik me nusen e tij shumë më të vjetër.

Në videon e Coby, dhëndri i ri, i veshur me një smoking, duket qartë i pikëlluar, kurrë nuk flet, dhe nuk qesh.

Nusja e veshur me fustan të bardhë, në të kundërt, duket e lumtur dhe e gëzueshme, dhe me sa duket nuk ka problem të zbulojë moshën e “burrit” të saj shumë të ri.

Kur u pyetën, ajo u tregon njerëzve se ajo ka siguruar leje nga prindërit e djalit dhe pretendon se martesa është kështu ligjore. Një bashkim i tillë si ai i përshkruar në video do të ishte në të vërtetë i paligjshëm në shtetin e Nju Jorkut ku u filmua por është i ligjshëm në shtete të tjera.

Njerëzit shihnin çiftin të tronditur dhe pyesnin vazhdimisht për moshën e vogëlushit. “ Sa vjeç është ai? Kjo është e neveritshme. Ky shtet është i degjeneruar.”

Por përveç tyre pati dhe disa të tjerë që e quanin normale nëse kjo grua kishte marrë konfirmim prej familjes.

Nëse do të bënim një krahasim mes dy rasteve, reagimet në martesën mes vajzës së vogël dhe të moshuarit ishin shumë herë më të mëdha dhe më kundërshtuese se në rastin e djalit 12-vjeçar dhe gruas 50-vjeçare. Edhe pse kjo nuk është e ligjshme, është dhunim i çdo të drejte të individit, kishte disa njerëz që e quanin të tolerueshme dhe të pranueshme që një 12 vjeçar të martohej me një më të moshuar duke bërë edhe në këtë rast një dallim gjinor. Për më shumë mund të ndiqni dy videot e bashkangjitura. Nëse diçka e tillë ndodh është po aq e tmerrshme dhe e papranueshme për të dyja gjinitë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje