Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 serialet shqiptare më të parë ndër vite, çfarë na pëlqen dhe çfarë jo

5 serialet shqiptare më të parë ndër vite, çfarë na pëlqen dhe çfarë jo
September 28
20:28 2018

Kur vjen puna tek serialet ose siç i thotë frëngu “tv shows” shqiptarët kanë eksperienca të përziera, me disa realizime shumë të mira deri tek disa tmerrësisht të dobëta. Problemet mund të jenë të ndryshme, kryesisht skenari shumë i dobët, histori të trajtuar disa herë, aktorë jo të përzgjedhur mirë apo dhe regjia. Gjithsesi ka dhe nga ato “telefilma” që kanë gjëra pozitive në realizim dhe pikërisht këto ja kanë dalë të jenë në listën e mëposhtme. Por kjo nuk do të thotë që nuk kanë gjëra që nuk na pëlqejnë, fundja shqiptarët do ta gjejnë gjithmonë diçka për ta kritikuar. Ja kush janë 5 serialet shqiptare që janë parë më shumë vitet e fundit dhe çafrë na pëlqen ose jo tek to:

5.”Komuna e Parisit”

E parë më shumë ngaqë ishte e aksesueshme në Top Channel seriali i cili qartësisht ishte i frymëzuar nga “Friends” le të themi që dështoi të na linte me gojë hapur në kohën kur jepej. Edhe pse e vlerësojmë përpjekjen dhe marrjen e Elvis Pupës në cast, sepse ishte i vetmi që bëntë për të qeshur, e gjitha dukej shumë e sforcuar dhe skenari merr një votë 4/10. Gjithsesi ishte një provë, një eksperimentim, nëse përpiqen të bëjnë diçka të ngjashmë sërish jam i sigurtë që producentët dhe regjizori do ja dalin të na japin diçka më të mirë.

4.Kokrrat

Sërish në zhanrin e komedisë “Kokrrat” në fakt erdhën si një risi në ekranet tona. Ajo që kishte ndryshe nga çdo serial tjetër ishte formati, ku seri pas serie kishte situate dhe skeçe të ndryshme me tema të caktuara shumë aktuale. Disa nga situatat ishin vërtetë mirë të realizuara, disa më pak po kjo nuk ka shumë rëndësi. Gjithashtu dhe përzgjedhja e aktorëve dhe të ftuarit specialë ishin interesantë. Rendidet në këtë vend vetëm sepse të tjerat janë më mirë. Jemi të sigurtë që Bjordi Mezini dhe Erion Bubullima nëse bashkëpunojnë sërish për një lloj tjetër format seriali do jenë prap të suksesshëm.

3.Skandërbeg

Qëndrojmë prap në komedi sepse mesa duket shqiptarët paskan prodhues filmash me shumë humor. Ky projekt televiziv në fakt është i pari në Ballkan që trajton tema nga mesjeta dhe sidomos në prodhimë kaq serioze . Casti është shumë i madh për një serial shqiptar. 30 aktorë, 400 figurantë , kostumagrofi e veçantë dhe një skenografi e ndërtuar posaçërisht për xhirimet e serialit. Por këto detaje janë ato që e kanë ngjitur në vendin e 3të sepse sado që jemi të sigurtë që humori është i ndërtuar mirë në skenar dhe situatat janë të veçanta, ideja duhet të ishtë tjetër. Me këto mundësi gjigande dhe me këto përmasa produksionin mendojmë se do ishte më mirë nëse do prodhohej një serial historik për Skëndërbeun (ta zenë si Ertogruli që ju aq shumë e doni). 10 për investimin, 5 për idenë.

2.O sa mirë

Sigurisht që vazhdojmë në komedi por kësaj rradhe dalim dhe pak jashtë kufijve. Seriali që transmetohej në Digitalb fillimisht në fakt bënte fjalë për një grup studentësh nga të gjitha trojet shqiptare të bashkuar në një shkollë private. Ky serial ishte projekti që bëri Jonida Vokshin të njohur e cila se bashku me Olta Dakun krijuan një nga dyshet më të fuqishme komike të vajzave në televizion. Edhe pse ideja dukej pak e marrë nga seriali spanjoll i njohur “Rebelde” përshtatja ishte shumë e mirë. Devijimet nga ngjarjet kryesore dhe disa momente mund dhe të ishin shmangur po që në përgjithësi ishte një projekt shumë i mirë. Problemi i vetëm: mosha e aktorëve, pak të mëdhenj për të luajtur studentë kolegji.

1.Njerëz dhe fate

Kaq dmth. Bëj shaka, normal që do i shkruajmë dy fjalë për prodhimin më të sukseshëm me seri të bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe që i ka rezistuar kohës si i tillë. E kush mund të harrojë batutën e Robert Ndrenikës “Pse i gjuan gocës mor mut” dhe thirrjen e famshme “Floriiii” kur vdes Flori që në fakt në filmin me metrazh të gjatë nuk kishte vdekur por kjo është komplet histori tjetër. Bravo produksionit, regjisë, skenarit, aktorëve dhe gjithkujt që e ka realizuar dhe do ishte mirë të na thonit ku është Didi, personazhi femër më interesant në gjithë historinë e kinematografisë shqiptare.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje