Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjëra që veçuam nga rrëfimi tejet personal i Michelle Obama

5 gjëra që veçuam nga rrëfimi tejet personal i Michelle Obama
July 08
19:06 2019

Michelle Obama, tashmë një ish-Zonjë e parë ishte e ftuar në “This Morning”, ku rrëfeu për prapaskenat e jetës së saj personale. Dhe nga e gjithë intervista, këto fjali ishin esenca:

Për martesën:

“Martesa është mirë e bukur, por pastaj shfaqen fëmijët dhe marrin gjithë oksigjenin që ekziston në Tokë. Ja pse i bëjnë bebet të bukura, sepse përndryshe do i lije në postë.”

“Bashkëshorti im është lojtari im i skuadrës dhe nëse do e fitojmë këtë lojë bashkë, ai duhet të jetë i fortë dhe të jetë dakord që dhe unë të jem e fortë.”

Për rolin që burrat në jetën e saj kanë luajtur:

“Babai dhe vëllai im kanë pasur ndikimin më të madh në vetëbesimin tim sepse jam rritur në një shtëpi me burra që më donin dhe respektonin që të vogël, që më thonin sa e bukur isha, që më trajtonin si të barabartë. Prandaj dhe në një moshë shumë të vogël, për shkak se kisha një baba dhe një vëlla dhe burrat në jetën time që nuk më lënduan, që u kujdesuan për mua, niveli për atë çka prisja për veten time u përcaktua pikërisht nga ata.”

Për vështirësitë që kaluan me vajzat, Sasha dhe Malia:

“Imagjinoni të thërrisni Malian dhe Sashan për të fjetur një natë nga ju. Ju vjen një telefonatë: “Përshëndetje, na duhet numrin juaj i identifikimit, na duhet ditëlindja juaj. Do vijnë burra që të pastrojnë shtëpinë tuaj, nëse keni armë dhe drogë, thjesht thuajini sepse ata do e gjejnë gjithsesi. Mos gënjeni, ata nuk do jua marrin, thjesht duhet ta dinë ku janë. Dhe faleminderit që po i pranoni vajzat tona. Oh dhe meqë ra fjala, do keni një burrë me armë që do rri te dera gjithë natën. Nëse do e lini të përdorë tualetin, do ishte shumë e sjellshme nga ana juaj.”

Për marrëdhënien me partnerin:

“Kjo është e bukura e të gjeturit një partner që vërtetë e do dhe e respekton — sepse pas të gjitha ulje-ngritjeve që kemi kaluar, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën të gjithë rrugëtimin t’ja vlejë.”

Për përcaktimin e rolit të saj:

“Mua m’u desh ta fitoja vendin tim dhe e dija që më duhej të përcaktoja veten time dhe dua që të gjitha vajzat e reja të dinë — të gjithë kemi vështirësi, njerëz me ngjyrë, njerëz të klasës punëtore, gra me ngjyrë – njerëzit mundohen të na përcaktojnë në mënyra negative përpara se ne të kemi mundësinë të dalim e të themi historinë tonë.”

/Blitz.al/

via GIPHY

Komento
Shperndaje