Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 fotot standarte të vajzave dhe djemve që i gjen në Instagram-in e çdo shqiptari

5 fotot standarte të vajzave dhe djemve që i gjen në Instagram-in e çdo shqiptari
September 04
16:08 2018

Instagram-i është aplikacioi ynë i preferuar i momentit, ai që na merr shumë kohë nga orët e ditës duke parë gjithë fotot apo postimet që kanë hedhur njerëzit në Instagram. Ka shumë njerëz (për të mos thënë që çdokush që ka një llogari Instagram) që sapo zgjohen në mëngjes punën e parë që bëjnë është të shohin se çfarë kanë publikuar njerëzit që ata ndjekin në këtë rrjet social. Po ta vini re janë disa foto standarte që njerëzit janë të prirur të publikojnë. Ka disa kategori për vajzat dhe për çunat. Është njësoj si të themi se është gati e pamundur që një vajzë të mos ketë në Instagram-in e saj një foto në tualet njësoj si djemtë foto në rrugë me çunat të ulur tek një shkallë. Po ju tregojmë në vijim fotot standarte që vajzat dhe djemtë publikojnë në Instagram por duke marrë si shembull personazhe të njohur.

 

Fotoja: Unë dhe të pasmet e mia

 

View this post on Instagram

 

When u take a pic of someone, and someone takes a pic of u 🙄 #vacationmode #peace

A post shared by ENCA (@enca) on

Nëse ka një foto që me siguri do e gjeni sapo të hapni kryefaqen tuaj ose në profilin e shumicës së vajzave që ndiqni është fotoja ku në pah dalin vithet. Gocat kanë shumë qejf që të tregojnë të pasmet e tyre madje janë bërë profesioniste në gjetjen e këndit të duhur apo mbajtjen e njërës këmbë pak më të ngritur në mënyrë që forma e të pasmeve të jetë sa më e dukshme.

 

Fotoja: Buzë të mëdha 

Është 100% e vërtetë dhe “nuk e luan as topi”, pas vitheve gocat preferojnë që në fotot të publikojnë buzët t’u duken sa më mishtore, të mëdha, të fryra. Disa mundohen që rrisin madhësinë me konturin e zakonshëm, të tjera mbajnë një qëndrim të caktuar, lëvizjen e muskujve të fytyrës për para në mënyrë që buzët të duken sa më të mëdha. Nëse do i shihni duke bërë diçka të tillë është e sigurtë që po bëjnë foto.

 

Fotoja:  Më ra 50 lekshi

 

View this post on Instagram

 

Muzika 🎼

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on


Nuk e dimë ende se kur është shpikur moda e fotove “oops më ra 50 lekshi” por mund të themi se ka vite që është trend. Qëllimi i kësaj fotoje zakonisht është të dukesh sikur je pa mendje dhe ashtu si padashur të tregosh se këmba jote duket shumë seksi. Është gati e pamundur që një vajzë të mos ketë në profilin e saj një foto të tillë.

Fotoja: Nëse nuk e publikon ushqimin në Instagram, zëre se nuk ke ngrënë fare 

 

View this post on Instagram

 

Enjoying yummy breakfast like..

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Nëse më përpara thuhej me shaka se plakat e lagjes të dinë edhe se çfarë ha për darkë, tashmë ato janë zëvendësuar nga Instagram-i. Është një rregull i pashkruar mes vajzave që ushqimit t’i bësh foto përpara se ta konsumosh dhe ta publikosh në Instagram.

Fotoja: Mirmëngjes “follouërsa”

 

View this post on Instagram

 

Mirmengjes!

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on

Nëse po e shfletoni Instagram-in në mëngjes është e sigurt që mes fotove do të gjeni dikë që ju uron ditë të mbarë e sapozgjuar duke ju treguar sa bukur duken. Diku tek -tuk nuk mungon as ndonjë shprehje filozofike për jetën.

Fotoja: Çunat duke ngritur flokët sipër

 

View this post on Instagram

 

🎬

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

Nuk e dimë se kush e ka thënë se çunat duken ccool po në profilin e shumë prej tyre është e sigurtë që njëra nga fotot do të jetë ai duke bërë sikur ngre lart flokët.E nëse nuk janë flokët me siguri do bëjnë foto duke prekur mjekrën.

 

Fotoja : Ca ke qe sheh

 

View this post on Instagram

 

#swagandclass #salvadordali #salvadoreferragamo #MMV

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Çunat serioz, paksa nevrik në foto të japin përshtypjen e një “macho” dhe jo një “muchacho”. Kështu që edhe pse ai çuni mund të jetë një 18 vjjeçar ende qumështor, foton si nevrik e ka në profilin e tij.

Fotoja: Bicepsi tricepsi dhe gjashtë cepsi

 

View this post on Instagram

 

@mosfol me per sot 😘

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on

Nëse gocat duan të tregojnë vithet në foto, çunat duan të tregojnë muskujt.

Shumë prej tyre e shfrytëzojnë verën në maksimum dhe publikojnë gjatë gjithë kohës foto ku tregojnë muskujt në bark, krah dhe këmbë. E nëqoftëse është dimër, pak siklet për të futur barkun brenda dhe forcuar muskulin poshtë një bluze është zgjidhje e mirë për të bërë një foto.

Fotoja: Mjeti im është më i mirë se joti

 

View this post on Instagram

 

Qysh e Don Robi une Jom Vet Bobi I hip hopit Ndit Sodit… #BABASTARS #PREJTIRONE

A post shared by COZMAN (@cozman) on

Nuk quhesh çun gangsta apo për së mbari nëqoftëse në profil nuk ke një foto me mjetin (makinën). Ka disa lloje fotosh, përpara makinës ose brenda saj e rëndësishme është të dali makina.

Fotoja: Kam blerë gjëra të reja

 

View this post on Instagram

 

⚡️ENERGJIKO ⚡️

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Një djalë kuptohet men jëhreë kur do të reklamojë veten dhe që me siguri ka blerë rroba e aksesorë të rinj. Një detaj sa për informacion janë fotot në këtë pozicion|: sulm për të reklamuar atletet.

Fotoja: Burri që është burrë e nxjerr tymin si në furrë

 

View this post on Instagram

 

Coming soon #film #blind foto by @efe_art @khodrkida

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on

Një puro apo një cigare ose thjehst fakti që po tymos të jep mundësinë të kesh nëj foto të bukur. Shfletoni për 10 min uta Instagram-in dhe me siguri do e shihni foton standarte të një djali duke tymosur.

Fotoja: Cunat live me 30 vetë 

 

View this post on Instagram

 

Gang

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Një çun s’mund të quhet çun nëse nuk ka një foto me çunat. Është një rregull i pashkruar  që në Instagram duhet një foto grup, për të treguar se ke mbështetje se ke shoqëri të madhe, se nuk je I vetëm etj etj…

 

Në fund të fundit sic mund ta shihni edhe personazhet e njohur edhe njerëzit e zakonshëm kanë foto të tilla në Instagram./Blitz.al/

Komento
Shperndaje