Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 raste të qarta ku personazhet shqiptarë kanë dhënë mesazhe të forta përmes veshjes së tyre

3 raste të qarta ku personazhet shqiptarë kanë dhënë mesazhe të forta përmes veshjes së tyre
January 10
18:13 2019

Veshja është një element tejet i rëndësishëm për të gjithë personazhet që dalin në ekran. Pikërisht në saj të veshjes publiku arrin të krijojë përshtypjen e parë dhe të menjëhershme mbi stilin e personazhit që shfaqet.

Shpesh duke shfrytëzuar pikërisht look-un e tyre personazhet kanë dhënë mesazhe të forta për publikun shqiptar. Ju tregojmë në vijim 3 raste të qarta dhe të pastra ku emra të njohur të ekranit kanë shfrytëzuar veshjen e tyre për të dhënë një mesazh tek publiku shqiptar./Blitz.al/

 

Aurela Gaçe në “Kënga Magjike”

Aurela Gaçe është një ndër personazhet që reagon më së shumti ndaj kauzave të ndryshme, sidomos në llogaritë e saj në rrjete sociale.  Në vitin 2015, si fituese me “Pa kontroll” bashkë me Yong Zerkën ajo hapi natën finale të “Kënga Magjike” ku u shfaq me një fustan i gjithi i dekoruar me disqe.

Meqenëse këtë vit “Kënga Magjike” është “live”, vendosa të vesh CD-të”,- është shprehur këngëtarja gjatë spektaklit. “Fustani me CD, puna e gjithë artistëve që për gjithë këto vite, megjithëse “playback”, kanë derdhur djersë, kanë dhënë djersën e tyre”.

 

Aulona dhe Fatma në “Top Awards”

Edicioni i parë i “Top Awards” në vitin 2016 ishte padiskutim eventi më i rëndësishëm i mbajtur në atë vit kjo sepse ishte hera e parë që Top Media sillte një festival të ngjashëm me AMAs.  Të ftuarit në “Top Awards” u munduan të duken në mënyrën më të mirë të mundshme, të kuruar në veshje, grim e flokë dhe të  gjitha fytyrat publike tentuan që të reflektojnë rëndësinë e festivalit edhe në pamjen e tyre. Një nga gjërat që tërhoqi më së shumti vëmendje dhe që u diskutua gjatë në media ishin dy vajzat e lidhura me zinxhirë në tapetin e kuq.

Dy gazetaret e njohura, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë preferuar të parakalojnë ndryshe në tapetin e kuq sigurisht për të për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm që përkonte dhe me situatën në atë kohë në vend.

E gjithë kjo për sensibilizim për kauzën e ngritjes së zërit kundër dhunës ndaj grave.

‘Ishim aty si viktima, pa zë, pa fytyrë, të pafuqishme, si robëresha lidhur me zinxhir, ishim aty si çdo grua që kështu ndihet çdo sekondë të jetës së saj, si çdo fëmijë përballë monstrave me fytyrë njeriu…Ishim aty…ishim aty…dhe ndoshta nuk panë edhe këtë herë…ashtu siç bëjnë më te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t’i kujtuar gjithë të pranishmeve veshjen e vërtet poshtë xixave e teminave…për t’i treguar si e kemi të veshur shpirtin këto kohë‘ – janë shprehur Aulona dhe Fatma.

Jonida Maliqi në “Festivalin e Këngës”

Jonida Maliqi është shpallur fituesja e edicionit te 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Këngëtarja arriti të triumfonte me “Ktheju Tokës” e cila trajtonte një tematikë aktuale dhe të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, sikurse është ajo e emigrimit. Por, përtej talentit në muzikë, këngëtarja njihet edhe për stilin e saj unik dhe të pagabueshëm në veshje.

Së fundmi Jonida ka zbuluar edhe domethënien e veshjes së saj në festival, e cila siç shprehet ajo nuk ishte e rastësishme.

Në tre netë të festivalit, Jonida erdhi me një “look” sa të të ndryshëm nga njëri-tjetri, po aq edhe të ngjashëm.

“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet.
Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”- ka shpjeguar këngëtarja.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje