Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, Bill Clinton do të vizitojë Kosovën

20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, Bill Clinton do të vizitojë Kosovën
June 10
19:19 2019

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s atje, ngjarje që i dha fund luftës së përgjakshme me Serbinë.

Përveç vizitës, Clinton do të mbajë dhe një fjalim në tubimin qëndror të këtij 20 vjetori, të paktën kështu raportohet nga Këshiili Organizativ i eventit. Kjo do të jetë hera e katërt që Clinton do të vizitojë Kosovën.

Ky është njoftimi i plotë, në lidhje me suprizën që ish-presidenti amerikan ka rezervuar për shqiptarët e Kosovës, në këtë ditë të rëndësishme për ta:

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 2- vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019
Vendi: Sheshi “Skëndërbej”
Koha: 11: 00
Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.
Komento
Shperndaje