Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“10 years challenge” është sfidë e lehtë, Robert Berisha zbulon si dukej 20 vite më parë

“10 years challenge” është sfidë e lehtë, Robert Berisha zbulon si dukej 20 vite më parë
April 19
09:27 2019

Sfida që përfshiu disa muaj më parë gjithë personazhet e njohur dhe jo vetëm,  quhej “10 years challenge” dhe duhej të postoje një foto të 1o viteve më parë, krahas një fotoje aktuale për të krahasuar sa ke ndryshuar gjatë këtyre viteve.

Sigurisht që një sfidë e tillë kërkon guxim dhe sportivitet, dhe ndryshimet për disa shin të dukshme e për disa dukej se ora kishte ndalur.

Po, në një sfidë “20 years challenge” do guxonit të përfshiheshit?

Robert Berisha e nisi garën!

Këngëtari i njohur përpos talentit në fushën e muzikës shpesherë përflitet shumë edhe për muskujt dhe trupin në super formë, na e ka shuar kuriozitetin të gjithëve duke publikuar një foto të 20 viteve më parë në “Instastory” sëbashku me mikun e tij.

Larg pamjes që jemi mësuar të shohim këngëtarin, në foto ai shfaqet i dobët dhe pa muskuj.

Me siguri do kërkoni të gjeni Robertin në foto ndaj po ju a thjeshtojmë punën duke ju thënë se është pikërisht djaloshi me bluze të kuqe.

Rikujtojmë se ai së bashku me Norën janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Renee./Blitz.al/

Komento
Shperndaje