Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 vjet pavarësi, Rita Ora nuk ka pranuar të paguhet për të kënduar në Kosovë

10 vjet pavarësi, Rita Ora nuk ka pranuar të paguhet për të kënduar në Kosovë
January 31
18:29 2018

Këtë 17 shkurt Kosova feston 10 vjet pavarësi dhe festës do i bashkohet edhe një nga kiëngëtaret shqiptare jmë të njohura në botë, Rita Ora. Prej ditësh mediat janë duke folur për prezencën e Ritës në Kosovës dhe Behxhet Pacolli ka zbuluar sot një detaj shumë interesant që tregon shumë për këngëtaren.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Kjo tregon se Rita do t ëperformojë për gjithë publikun shqiptar pa marrë asnjë pagesë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje