Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërfilli paralajmërimet, arrestohet 50 cent

Shpërfilli paralajmërimet, arrestohet 50 cent
June 27
10:06 2016

Reperi amerikan 50 cent është arrestuar në Ishullin e Karaibeve nën akuzën e shkeljes së ligjit. Shkak është bërë një sharje në skenë gjatë koncertit të zhvilluar në Saint Kitts.

Mësohet se reperi ishte paralajmëruar të mos përdorte fjalor rruge në skenë, por ai i ka shpërfillur paralajmërimet. Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet vendase, shkruhej: “Curtis Jackson (50 Cent), një artist amerikan, u arrestua pas shkeljes së paralajmërimit të bërë lidhur me përdorimin e gjuhës së pahijshme gjatë performancës të së shtunës.”

Ai është urdhëruar të dorëzojë dokumentet e tij të udhëtimit dhe të paraqitet në seancën e të hënës më 27 qershor. Gjoba e vendosur ndaj tij është konvertuar në 1,800 dollarë amerikanë.

Etiketimet
Shperndaje