Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare: Lady Gaga do të performojë në Super Bowl

Zyrtare: Lady Gaga do të performojë në Super Bowl
September 30
12:52 2016

Pas shumë fjalësh e mendimesh, NFL ka vendosur më në fund se kush do të performojë në Superbowl Halftime Show dhe ajo është Lady Gaga!

“Nuk është një iluzion. Thashethemet janë të vërteta. Këtë vit, Super Bowl shkon për Gaga-n!” – ka shkruar këngëtarja në Twtter.

Në fillim të muajit, burime thanë për Billboard se Gaga ishte në bisedime me organizatorët e NFL-së për të performuar në edicionin e 51-të, por asgjë nuk u konfirmua.

Gaga do të ngjitet në skenë më 5 shkurt të 2017-s, në stadiumin NRG, në Houston, Texas. Ajo do të pasojë performancën magjike të Coldplay bashkë me Bruno Mars e Beyonce në vitin 2016. Lady Gaga është gruaja e pestë që performon në këtë event.

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën 5 shkurt, kur do të zhvillohet eventi më i rëndësishëm dhe më i ndjekur në SHBA. /Blitz.al/

Shperndaje