Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare: Jay Z dhe Beyonce vlejnë mbi 1 miliard dollarë!

Zyrtare: Jay Z dhe Beyonce vlejnë mbi 1 miliard dollarë!
May 18
16:01 2017

Një nga çiftet më të dashura në Hollywood, Beyonce dhe Jay Z, kanë arritur të kapin shifrën e 1,16 miliardë dollarëve për sa i përket vlerës së tyre artistike.

Sipas listës së publikuar nga “Forbes”, Jay Z kap një vlerë prej 810 milionë dollarësh, kurse Bey 350 milionë dollarë, por pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka arritur të kryesojë listat respektive ku bëjnë pjesë.

47-vjeçari është renditur i dyti në listën e artistëve meshkuj, kurse 35-vjeçarja në vendin e 46-të.

Dyshja e njohur njihet edhe për aktivitetet e tjera, përveç muzikës. Jay Z është pronar i kompanisë Roc Nation, kurse Beyonce Parkwood Entertainment, ndërkohë që të dy zotërojnë brande të njohura veshjesh, pijesh etj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje