Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zonja me të kuqe! Aktorja mahnit në Festivalin e Filmit

September 12
20:22 2016

Scarlett Johansson është shfaqur  në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku do të prezantonte premierën e filmit të saj të animuar “Sing”.

Scarlett kishte veshur një fustan të kuq, i cili i nxirrte në pah format e saj dhe veçanërisht këmbët. Edhe pse e veshur thjeshtë, ajo e ka patur vëmendjen të gjithën për vete. Aktorja ka kombinuar fustanin me një palë sandale me platformë të frymëzuara nga vitet 1940.

Ajo nuk kishte vënë aksesorë, por dallohej lehtësisht unaza në gishtin e martesës. Prej dy vitesh, Scarlett është martuar me një gazetar parisien.

Në këtë festival ajo ka pozuar me disa prej aktorëve dhe personazheve  të njohur, të cilët ishin  të pranishëm. /Blitz.al/

Shperndaje