Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zonja e Parë: Kur isha e vogël mendoja se nuk më duhej një burrë

Zonja e Parë: Kur isha e vogël mendoja se nuk më duhej një burrë
August 24
11:30 2016

Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, ka treguar për “Variety” se në fëmijërinë e saj ajo mendonte se nuk ia kishte nevojën një mashkulli në jetën e saj. Vite përpara se të takonte Barack, vite përpara se të shkonte në Universitetin Princeton dhe më pas në “Harvard Law School”, Michele mori një mësim të rëndësishëm që do i shërbente në vitet e mëvonshme të saj.

Ajo dhe familja e saj uleshin përpara televizorit për të ndjekur plot kërshëri “The Mary Tyler Moore Show”. Karakteri i Moore, një grua e pavarur, e pamartuar, e cila punonte në redaksi dhe kishte një shef mbi krye, por nuk ankohej se ishte e vetme, “i kishte marrë zemrën” Michelle-s.

“Unë kam qenë 10 ose 11 vjeç kur arrita në konkluzionin: Martesa është një opsion. Të pasurit familje është një opsion. Dhe të shkuarit në shkollë për tu arsimuar dhe ndërtuar karrierën tuaj, është një opsion tjetër i mundshëm që mund t’iu përmbushë e t’iu lumturojë.”, është shprehur Zonja e Parë.

“Nëna ime e thotë gjatë gjithë kohës: “Njerëzit janë dashuruar me Michelle dhe Barack Obama”. Ka me miliona “Michelle dhe Barack Obama”. Nuk jemi të vetmit. Nuk jemi special. Nëse ju nuk do jetonit në komunitet me ne, ju kurrë s’do ta dinit se kush jemi ne në të vërtet dhe mund të ndikoheni nga të gjitha llojet e steriotipeve, paragjykimeve dhe supozimeve, të bazuara në asgjë, por vetëm tek ajo që shihni dhe dëgjoni në TV. Pra është e rëndësishme për botën që të shohë imazhe të ndryshme çka zhvillon ndjeshmërinë dhe të kuptuarit.”, ka vijuar më tej Michelle Obama. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje