Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr i madh në Kaliforni, Kim Kardashian dhe këngëtarja shqiptare detyrohen të braktisin shtëpitë

Zjarr i madh në Kaliforni, Kim Kardashian dhe këngëtarja shqiptare detyrohen të braktisin shtëpitë
November 09
12:22 2018

Një zjarr i madh ka përfshirë Kaliforninë e më saktësisht zonën e Calabasas. Ka qenë Kim Kardashian e cila në disa postime në Instagram i ka kërkuar ndjekësve të saj të luten për zonen ku ajo jeton pas flakëve të shumta.

Ajo tregoi se kishte vetëm një orë për të paketuar gjërat që të siguronte fëmijët dhe familjen e saj. Zjarrin e kishte vënë re teksa po kthehej nga një udhëtim.

“Po vijnë zjarrfikësit, faleminderit që po bëni gjithçka për ne” – shkruan ajo në disa video ku duken vatra të mëdha zjarri.

Ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj e cila banon në të njëjtën zonë së bashku me grimierin e famshëm Ariel që janë evakuuar dhe ndodhen të sigurt në një hotel.
“Po mundohemi të jemi pozitivë”- shkruan Anxhelina e cila duket më e qetë pas momenteve të frikshme.

Zjarri i madh nisi ditën e djeshme në lindje të qytetit Chatsworth dhe ka djegur me shpejtësi shumë shtëpi dhe evakuimet ishin të detyrueshme.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje