Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjidhet misteri i performancës së Rihanna-s në Grammy

March 22
16:31 2016

Një natë para ndarjes së çmimeve Grammy, akademia muzikore deklaroi se Rihanna do të performonte një këngë nga “Anti” në natën e madhe të muzikës. Por të gjithë u zhgënjyem kur dy orë para eventit, Rihanna anuloi performancën e saj.

“Bazuar në ekzaminimin e këngëtares, pas provave të Grammy-t, doktori i Rihanna-s vendosi që Riri të pushonte për 48 orë, përndryshe do të pësonte hemorragji në kordat zanore. Antibiotikët e marrë nuk e eliminuan tërësisht infeksionin”, – thonë burimet pranë artistes.

Rihanna supozohej të këndonte “Kiss It Better”, këngë nga albumi i saj i fundit, “Anti”.

Zgjidhet misteri i performancës së Rihanna-s në Grammy

Komento
Etiketimet
Shperndaje