Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhja e Miss Universe Kosova, “pazar” i organizatores Agnesa Vuthaj?

Zgjedhja e Miss Universe Kosova, “pazar” i organizatores Agnesa Vuthaj?
September 08
13:12 2016

Ka bërë jo pak bujë në media dhe rrjete sociale lajmi se mbrëmjen e djeshme “Miss Universe Kosova” është zgjedhur një vajzë nga argjentina, Camila Barraza.

Pronari i “Alban Models Group”, i cili është i njohur për organizimin e konkurseve të bukurisë në Kosovë, ka reaguar kundër Agnesa Vuthajt, e cila ka qenë edhe organizatorja e kompeticionit të miss-it të këtij viti.

Për “Magazina.al”, Alban Haziri ka thënë: “Kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe askund tjetër. Një miss, pos bukurisë në një garë ndërkombëtare përfaqëson edhe kulturën dhe traditën e atij vendi që përfaqëson. Në rastin konkret, cilën kulturë do ta përfaqësojë vajza nga Argjentina: atë të Kosovës apo Argjentinës?”

Ndërkohë që ai ka shtuar menjëherë: “Këtu lind dyshimi që është prezent çdo herë në organizimet e Agnesa Vuthajt: shitblerja e çmimit të parë. Nuk besoj se vajza nga Argjentina do udhëtonte aq larg për një garë, nëse nuk do merrte garanci se do zgjidhej miss…” – ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje