Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zënka e motrave në Instagram, Luana-Marinës: Mëso diçka sa komenton budalliqe

Zënka e motrave në Instagram, Luana-Marinës: Mëso diçka sa komenton budalliqe
April 17
19:03 2018

Luana dhe Marina e komplimentojnë shpeshherë njëra-tjetrën në rrjete sociale në foto të ndryshme që publikojnë. Pothuajse në çdo postim ato i shprehin dashurinë familjare njëra-tjetrës por si të gjitha motrat edhe ato kanë ato “zënkat” e tyre në rrjete sociale.

Pak më parë Luana ka publikuar një foto në Instagram-in e saj ku tregonte se sot kishte vizituar një vend shumë të bukur në Kosovë.

“Sot vizitova një ndër trashëgimitë kulturore të Kosovës, Ulpiana ishte kaq e bukur!”,- shkruante Luana.

Nuk ka vonuar shumë dhe Marina si një nuse e Kosovës, i ka treguar motrës së saj dy-tre alternativa ku mund të shkojë gjatë kohës që ndodhet në Kosovë.

“Shko dhe tek 3 sheshirat ose tek 4 llullat, zgjidhe vetë”,- i ka komentuar Marina.

Por përgjigja e Luanës ka qenë e prerë:

“ Në Instastory po ta publikoj historinë e këtij vendi, mëso diçka sa komenton budalliqe.”,- duke i thënë qartë se ajo di shumë për Kosovën. Por komentet mes motrave kanë vijuar.

“Zmadhoje pak shkrimin se nuk t’i lexoj dot shkronjat”,- kthen Marina.

“Je e pakuptueshme zemër e din vetë mesazhin.”

Epo le të themi se komente të tilla janë normale mes motrash./Blitz.al/

Komento
Shperndaje