Blitz

 Breaking News

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës
February 22
12:39 2020

 

Ndryshe nga sot kur të rinjtë dashurojnë lirshëm, kohë më parë funksiononin shumë mblesëritë dhe vajzat martoheshin me djem që nuk i njihnin më parë madje as nuk i kishin parë dhe po e njëjta ndjesi përjetohej edhe prej djemve.  Aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda ishte i ftuar dje në “Rreze dielli”, ku foli për karrierën e tij të gjatë, por edhe jetën personale. Deda rrëfeu edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën, e cila siç thotë aktori është mbështetja e tij më e madhe.

Gjatë emisionit, aktori tregoi një incident që i ndodhi natën e parë të martesës.

“E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bollëk. Natën e parë të martesës kur u futa në dhomë mbylla derën dhe bërtita me të madhe. Thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha nëna: është gruaja, je martuar. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh”, tregoi Zef Deda duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Share