Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni se cila është këngëtarja që rikthehet pas 9 vitesh në “Kënga Magjike”…

Zbuloni se cila është këngëtarja që rikthehet pas 9 vitesh në “Kënga Magjike”…
October 20
17:15 2016

Rikthehet në “Kënga magjike” një tjetër këngëtare, e cila ka vite që i ka munguar këtij festivali. Blitz.al ka mësuar se ajo është Flaka Krelani, e cila rikthehet pas 9 vitesh në skenën e KM. Rrokerja nga Gjakova do të prezantohet me një baladë pop-rrok, të cilën e ka punuar me kompozitorin Endrit Shani.

Një nga arsyet e pjesëmarrjes në këtë festival është edhe të kënduarit “live”, një nga pikat më të forta të këngëtares kosovare. Krelani ka qenë pjesë e “Kënga magjike” në vitin 2007, ku konkurroi me këngën “Nata”. Pak kohë parë ajo ka publikuar edhe albumin e saj të ri, “Xperimental”./Blitz.al

Komento
Etiketimet
Shperndaje