Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni çfarë i ka bërë bashkë Kanye West dhe Drake

Zbuloni çfarë i ka bërë bashkë Kanye West dhe Drake
September 08
09:31 2016

Kanye West dhe Drake kanë një surprizë për të gjithë fansat e tyre. Tashmë nuk është më një thashethem: Kanye dhe Drake do të bëjnë një bashkëpunim në muzikë. Të dy reperat aktualisht janë tepër të zënë me projektet e tyre, Drake me turneun e quajtur “Future”, ndërsa Kanye e ka përqendruar vëmendjen e tij në koleksionin “Yeezy Season 4” të debutuar në New York Fashion Week.

Në një intervistë për “Vogue”, Kanye ka pohuar se të dy reperat janë duke bashkëpunuar. “Ne po punojmë bashkë dhe po kalojmë bukur edhe duke shkuar në studio. Po punojmë mbi një album, kështu që gjëra të mrekullueshme do të ndodhin shumë shpejt”.

Megjithatë, ende nuk ka një datë të saktë se kur do të publikohet bashkëpunimi.

Më herët, një stendë afishimi me logot e labelit të Kanye West, G.O.O.D. Music dhe OVO-s së Drake u shfaq në Los Angeles duke ngritur aludime se një bashkëpunim i mundshëm mund të ndodhte mes tyre, gjë që rezultoi e vërtetë. /Blitz.al/

Shperndaje