Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, ja si reagoi Kim Kardashian

Zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, ja si reagoi Kim Kardashian
September 10
10:06 2019

Pasi i dhanë një “shije” fanave të tyre se çfarë do të shihnin në episodin e fundit, përfshirë këtu Scott Disick që do të shkonte në burg, dramën e Tristan Thompson dhe Jordyn Woods dhe disa prapaskena të ditëlindjes së 40-të të Kim, “Keeping Up With the Kardashians” më në fund transmetoi trailer-in e finales së madhe mbrëmjen e kaluar.  Dhe përveç tensionit mes Kanye West dhe Tristan, që mund të themi se ishte kulmi i ngjarjeve, gjithashtu pati një moment kur Kim Kardashian u tremb për shëndetin e saj.

Në një klip të shkëputur nga episodi mbrëmshëm, pasi Khloe Kardashian rrëfeu se nuk donte që Tristan të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së True Thompson, Kim tregoi se ishte ngritur nga gjumi me duar të enjtura: “Jam ndjerë shumë e lodhur, më përzihet dhe duart po më enjten. Ndihem sikur do të bie. Nuk i ndjej më duart.

Kim mendoi se mund ta kishte nga ankthi i të priturit fëmijën e katërt, Psalm West, por gjithsesi vendosi të vizitojë një doktor. Dhe në momentin që priste rezultatin e analizave të gjakut, Kim e quajti të gjithë atë që po përjetonte si diçka torturuese: “Pres që fëmija im të vijë në jetë, kam shkollën. Thjesht trembem shumë kur mendoj se sa shumë këto rezultate do më ndryshojën jetën.”

E në fund të episodit, doktori i saj e njoftoi se kishte dalë pozitive për artrit rheumatid dhe për praninë e antitrupave për lupus. Por përveç enjtjeve ajo mund të përjetonte dhe temperaturë të lartë, njolla në trup, tharjen e gojës dhe lodhje. (Të dyja llojet e sëmundjeve nuk kanë një kurë specifike, megjithatë mund të përdoren trajtime dhe mjekime që të mos shfaqen simptomat.)

Gjithashtu Kim ju tha se do t’i duhej ti përsëriste analizat, pasi mund të ishte një rezultat pozitiv fallco. Pikërisht lajmërimi i fundit, kur kuptoi se duhet të priste më gjatë për të kuptuar se ç’po ndodhte vërtetë, e bëri atë të qajë. Mes lotëve ajo tha: “Tani mendoj vetëm për gjërat më të këqija që mund të më ndodhin. Për disa ditë do të jetë ferr për mua…duke vrarë mendjen çfarë kam, si do ta rregulloj këtë.

Kujtojmë që një tjetër personazh i njohur e cila ka vuajtur nga një formë e rëndë e lupusit është Selena Gomez, sëmundje që e detyroi të bënte dhe një transplant të mëlcisë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje