Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet ylli i dytë hollivudian krah Bleona Qeretit

Zbulohet ylli i dytë hollivudian krah Bleona Qeretit
April 24
15:47 2017

Nëse ka një artiste shqiptare që po bën realitet ëndrrën amerikane, ajo është padyshim Bleona Qerreti!

Pasi e pamë krah aktorit të njohur Steven Spielberg, Bleona është shfaqur këtë herë me të madhin Nicolas Cage në shesh-xhirimet e filmit “2eleven”.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja me një foto të postuar në Instagram ku shfaqet përkrah Cage dhe shkruan: “Çfarë nderi dhe çfarë ëndrre e bërë realitet kur punon në një film,me një nga aktorët më të mëdhenj të kohëve tona. Një eksperiencë e pabesueshme!”.

Nga kjo foto mund të themi se mezi po presim të shohim filmin “2eleven” në kinematë tona se jemi të sigurt që Bleona do të ketë shkëlqyer. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje