Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet “viktima” e parë shqiptare e lojës së famshme “Pokemon Go”

Zbulohet “viktima” e parë shqiptare e lojës së famshme “Pokemon Go”
July 16
11:59 2016

Nuk e dimë nëse duhet të gëzohemi apo jo për faktin se “Pokemon Go” ka mbërritur edhe në Shqipëri. Këtë pyetje duhet t’ia bëjmë Dasara Karaiskajt.

Gazetarja ka shkruar ditën e djeshme një status në Facebook, ku kërkon ndihmë pasi bashkëshorti i saj është tepër i fiksuar pas kësaj loje: “Ndihmëëëë!” – shkruan Karaiskaj. “Damiano Marco Corda [bashkëshorti i saj] do të kapë Pokemonët. Sot dolëm deri poshtë të blinim ujë dhe bukë dhe nuk pranonte të kthehej nëse nuk shkonim deri diku aty afër ku ishin Pokemonët…”.

A do më thoni si të shpëtoj nga ky makth?” – pyet gazetarja. “Apo shpëtimi i vetëm është ta shkarkoj edhe unë lojën?

Të themi të drejtën është paksa e vështirë sepse të gjithë ata që e kanë provuar “Pokemon Go” zor se janë shkëputur prej saj.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje