Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet sozia e Lionel Messit, fotografohet mes ultrasve në “Camp Nou”

Zbulohet sozia e Lionel Messit, fotografohet mes ultrasve në “Camp Nou”
October 23
22:35 2017

Të gjithë telespektatorët e kanë patur të pamundur ta shikojnë, por tifozëve dhe fotografëve në “Camp Nou” nuk mund t’u shpëtonte një “Lionel Messi” në tribunë.

Të shtunën Barcelona arriti të merrte një tjetër fitore përballë Malagës me rezultatin 2-0 me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, ku asistin e mori nga Lionel Messi. Po aq vëmendje sa tërhoqi në fushë argjentinasi, tërhoqi edhe në tribun tifozi i Barcelonës.

Një foto e shkrepur gjatë takimit është përhapur shumë në internet, aq sa të gjithë kanë nisur të hamendsojnë  për një sozi të Lionel Messit. /Blitz.al/

Shperndaje