Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Prince

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Prince
June 03
09:56 2016

Mbidoza e ilaçeve qetësuese është shkaku zyrtar i vdekjes së muzikantit Prince.

Kanë qenë testet laboratorike ato që e kanë dëshmuar, lajm të cilin policia e ka referuar për “Associated Press”.

“Princi i Minneapolis”, ashtu siç e thërrisnin ndryshe, u gjet i pajetë në ashensorin e shtëpisë së tij më 21 prill të këtij viti, duke i shokuar të gjithë fansat e tij në mbarë botën.
Në ditët më pas, Tmz.com zbuloi se jo shumë ditë para ngjarjes Prince i ishte ushtruar një trajtimi urgjent për shkak të abuzimit me ilaçet për qetësimin e dhembjeve.
E pikërisht kjo arsye e çoi këngëtarin legjendar drejt vdekjes, sipas asaj që raporton policia.

Ashtu si shpesh ka ndodhur pas vdekjes së personazheve të famshëm, edhe humbja e Prince ka ndikuar në një bum shitjesh të albumeve të tij, plot 4 milionë e gjysmë vetëm në javën e parë pas vdekjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje