Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes së Prince

Zbulohet shkaku i vdekjes së Prince
April 28
16:52 2016

Prince vuante nga AIDS para se të gjendej pa jetë javën e kaluar në shtëpinë e tij. Ai e kishte refuzuar trajtimin dhe besonte se mund të shërohej  nga Zoti me anë të lutjeve. Këngëtari i “Purple Rain”, i cili ishte dëshmitar i Jehovait, u diagnostikua  me AIDS 6 muaj para se të ndahej nga jeta, sipas burimeve të “National Enquirer”.

Një burim, i cili nuk është identifikuar nga “Enquirer”, është shprehur: “Mjekët i thanë këngëtarit se niveli i gjakut në trup ishte shumë i ulët dhe se temperatura e tij e trupit ka qenë nën normalen, rreth 34 gradë Celsius. Përqindja e hekurit në trup ishte jashtëzakonisht e ulët dhe këngëtari kishte humbur shumë peshë. Ngjyrën e fytyrës e kishte shumë të verdhë, lëkura në qafën e tij ishte shumë e varur dhe thonjtë i kishin marrë një ngjyrë të verdhë në kafe”. Këngëtari ishte diagnostikuar me HIV në vitin 1990, por që u zhvillua deri sa përfundoi në AIDS gjatë vitit të fundit.

“Enquier” shkruan se këngëtari ka qenë i varur nga mjekimi narkotik “Percocet” për të zbutur dhembjet që i shkaktonte sëmundja. Një natë para se të gjendej i vdekur në apartament, ai kishte shkuar në një farmaci për të marrë medikamentin, duke e shokuar punonjësin me gjendjen e tij dhe këmbënguljen për t’i marrë ato barna.

Aludimet kanë qenë të shumta rreth vdekjes së tij: disa përmendën gripin, disa të tjerë mbidozën me “Percocet”. Nga analizimi i trupit nga ekspertiza rezultoi se nuk kishte shenja të vetëvrasjes.

Komento
Shperndaje